E turpshme: Leci e quan afrikanin e Prishtinës ‘monkey’ disa herë para gjyqtarit

Sport May 21, 2018 - 11:52
Detajet

Liridon Leci ka rezultuar si futbollisti më i turpshëm në ndeshjen vendimtare për titull ndërmjet Prishtinës dhe Dritës. Ish futbollisti i Prishtinës, tani i Dritës, e ka fyer në baza racore futbollistin ganez të prishtinasve, Abdul Bashiru, raporton "Zëri".

Ky i fundit ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë, ndërsa gjatë lojës Leci e ka fyer keq, duke e thirrur disa herës “monkey, monkey”.

Madje, kur Leci po e thërriste në këtë mënyrë futbollistin e Prishtinës Fatmir Tahiri ishte shumë afër, por nuk ka pas ndonjë reagim prej këtij gjyqtari, i cili në derbin e së dielës nuk e ka kryer siç duhet punën e tij.

"Zëri" shkruan se fyerjet racore si kjo e Lecit ndaj Bashiru dënohen shumë ashpër në gjithë botën e futbollit. Madje, UEFA shpenzon miliona euro në fushata kundër fyerjeve në baza racore.

“Thuaj jo racizmit” është motoja e njohur e UEFA-s, ku Kosova është anëtare qe dy vjet, por 100 vjet larg realitetit.