Warriors në avantazh

Sport May 21, 2018 - 11:45
Detajet

Golden State Warriors ka triumfuar ndaj Houston Rockets në ndeshjen e tretë të finales së “Play-Off”-it të Konferencës Perëndimore dhe tani kryesojnë 2:1 me ndeshje, transmeton zeri.info

Warriors fituan në shtëpi ndaj Rockets me rezultatin 126:85. Vendasit dominuan gjatë tërë takimit dhe e mbyllën takimin me një epërsi të thellë prej 41 pikësh.

Stephen Curry shkëlqeu në fitoren e nikoqirëve me 35 pikë, 6 kërcime dhe 1 asistim, ndërsa gjithashtu u dallua edhe Kevin Durant, i cili realizoi 25 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime.

Te Rockets më i dalluari ishte James Harden me 20 pikë, 5 kërcime dhe 9 asistime.

Ndeshja e katërt finale mes dy skuadrave do të zhvillohet të mërkurën më 23 maj.

Rezultati: Golden State – Houston 126:85 (2:1).