Unitedi pas Willianit

Sport May 21, 2018 - 11:27
Detajet

Manchester Unitedi është duke shprehur interesim për mesfushorin e Chelseat, Willian, transmeton zeri.info

Reprezentuesi brazilian dëshiron të largohet nga klubi londinez gjatë kësaj vere nëse Antonio Conte vazhdon të jetë trajner i ekipit edhe në edicionin e ardhshëm, raporton “Sky Sports”.

Willian ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me Chelsean, por në këtë fazë ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete nga Manchester Unitedi.

29-vjeçari, i cili ishte votuar si lojtari i sezonit nga tifozët e klubit, ishte lënë jashtë formacionit në finalen e FA Cup dhe kjo ka shtuar edhe më shumë dyshimet për të ardhmen e tij.

E ardhmja e Contes në krye të Chelseat mbetet në dyshim, pas dështimit për të siguruar kualifikimin në Ligë të Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Willian ka realizuar 44 gola në 236 paraqitje me fanellën e Chelseat që prej transferimit të tij nga Anzhi në vitin 2013./Zëri