Klopp lavdëron Zidanen

Sport May 21, 2018 - 11:10
Detajet

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se Zinedine Zidane ka bërë një punë të pabesueshme te Real Madridi, transmeton zeri.info

Klopp dhe Zidane do të kenë një përballje kokë më kokë mes tyre të shtunën, derisa Liverpooli dhe Real Madridit do të ballafaqohen në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi luajtur disa ndeshje shumë të mëdha këtë edicion dhe kemi fituar në shumicën prej tyre. Është e qartë se është e mundshme të fitohen tituj të rëndësishëm në këtë klub”, deklaroi Klopp.

“Nuk është e lehtë, por është e mundshme. Ata janë kampionët aktual dhe kanë fituar dy herë radhazi këtë kompeticion. Ata kanë bërë një punë shumë të mirë me Zinedine Zidanen. Ai është njëri prej dhjetë apo epsh lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Dhe tani ai është trajner te Real Madridit, me një skuadër shumë me përvojë në fushë. Kjo do të jetë një sfidë e bukur”, shtoi ai.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm në botën e futbollit. E vlerësoj atë. E kam adhuruar si lojtar dhe e respektoj se koleg", u shpreh gjermani./Zëri