Messit i pëlqen Griezmanni

Sport May 21, 2018 - 10:27
Detajet

Lionel Messi ka lavdëruar sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann duke thënë se ai është njëri prej më të mirëve në botë, transmeton zeri.info

Reprezentuesi francez është lidhur shumë më një kalim te Barcelona gjatë kohëve të fundit dhe fjalët e Messit padyshim që do të shtojnë edhe më spekulimet për të ardhmen e 27-vjeçarit.

“Është e qartë se më pëlqen ai. Ai është njëri prej më të mirëve në botë momentalisht”, deklaroi Messi.

“Nuk e di nëse ka diçka me të apo jo, por ne jemi të lumtur kur vijnë më të mirët dhe Griezmanni është njëri prej tyre”, shtoi reprezentuesi argjentinas, i cili foli edhe për përfundimin e edicionit.

“Ishte një edicion shumë i mirë. Ne u rikthyem për ta fituar La Ligën dhe kupën”, u shpreh ai./Zëri