Boateng largohet nga Bayerni?

Sport May 20, 2018 - 13:40
Detajet

Jerome Boateng pohon se është i lumtur te Bayern Munichu, por do të mund të joshej për t’u transferuar diku tjetër nëse e merr ofertën e duhur, transmeton zeri.info

29-vjeçari ka kontratë me gjigandin gjerman deri në vitin 2021, por mund të mos qëndrojë në “Allianz Arena” deri në fund të kontratës së tij.

Mbrojtësi tashmë ka kaluar një kohë jashtë Gjermanisë me fanellën e Manchester Cityt, ndërsa siç duket tani është duke menduar përsëri për opsionet e tij.

“Vendet e huaja janë gjithmonë interesante. Ju nuk përfitoni shumë raste. Të gjithë duhet të vendosin vetë nëse duan të marrin një përvojë të tillë përsëri”, deklaroi Boateng. “Tani jam në një moshë tjetër sesa që isha te Manchester City dhe në një moment që po mendoj përsëri për një gjë të tillë”, shtoi mbrojtësi.