Ja kur zhvillohen super-ndeshjet e barazhit!

Sport May 20, 2018 - 12:55

Tashmë dihen skuadrat e Superligës dhe ato të Ligës së Parë që do të luajnë në barazh.

Flamurtari – Vushtrria dhe Vëllaznimi – Ferizaj janë dy çiftet e kësaj “shtese” të kampionatit, shkruan Insport.

Kryeqytetasit e vushtrriasit do të ndeshen të mërkurën, kurse gjakovarët e ferizajasit të enjten.

Të dyja ndeshjet luhen në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas prej orës 16:00.

Ndërsa, Komisioni i Garave i FFK-së njofton klubet të cilat do të luajnë në barazh për Superligë se më 21 maj në orën 13:00 në selinë e FFK-së, do të bëhet caktimi ekipeve që do të luajnë në cilësi të vendasve, pastaj mënyra e ndarjes së tribunave për shikues, si dhe ngjyrat e fanellave.