Reali, i gatshëm për Kiev

Sport May 20, 2018 - 12:40
Detajet

Zinedine Zidane shprehet se Real Madridi është i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Pavarësisht barazimit 2:2 në udhëtim te Villareali në xhiron e fundit të La Ligës, Zidane thotë se ekipi i tij është në formë para ndeshjes me Liverpoolin.

“Nuk e kam formacionin e finales së Ligës së Kampionëve në mendjen time”, deklaroi Zidane.

“Ne jemi gati. Gjithashtu ne nuk morëm ndonjë lëndim, gjë që ishte e rëndësishme. Ne jemi të gatshëm për këtë ndeshje të fundit në finalen e Kievit, që është ndeshja më speciale e këtij sezoni”, shtoi strategu francez.

“La Liga tanimë përfundoi. Tani do të luajmë në Ligë të Kampionëve dhe jemi shumë të kënaqur që jemi në finale. Ne duam të fitojmë gjithçka që mundemi, por këtë vit ishte e pamundur të fitojmë La Ligën dhe do të japim gjithçka për triumfin në Ligë të Kampionëve”, u shpreh ai./Zëri