Salahu, 15 vite pas Ronaldos

Sport May 20, 2018 - 12:30
Detajet

Jurgen Klopp thotë se Mohamed Salahu ka edhe një rrugë të gjatë përpara nëse dëshiron që të krahasohet me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, transmeton zeri.info

Trajneri i Liverpoolit thotë se Salahut i nevojiten edhe 15 vite për të arritur pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Reprezentuesi egjiptian ka përjetuar një edicion fantastik gjatë këtij viti, duke realizuar 44 gola në të gjitha garat.

“Mo pati një edicion fantastik, por Cristiano ka luajtur 15 edicione të tilla. Ai ka shënuar diçka rreth 47,000 gola, shifra të çmendura”, deklaroi Klopp.

“Pse duhet të bëjmë krahasime. Në kohën e Peles askush nuk e krahasonte Pelen me lojtarë të tjerë dhe të pyeste, ‘a është i mirë sa ai?’Tani ne kemi Lionel Messin dhe Ronaldon, të cilët e kanë dominuar futbollin prej vitesh”, shtoi gjermani./Zëri