Kjo mund të jetë e ardhmja e Ramseyt!

Sport May 18, 2018 - 17:14

Arsenali është i gatshëm ta shesë Aaron Ramseyn, shkruan zeri.info.

Klubi anglez dhe futbollisti i tij nuk kanë arritur ende marrëveshje për vazhdimin e kontratës, prandaj largimi i mesfushorit ofanziv nga “Emirates Stadium” duket më shumë se i mundshëm.

Palët do të bisedojnë edhe pak javë dhe nëse nuk arrihet marrëveshja për kontratën e re ata do ta ndahen.

27-vjeçari është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe deri tash e ka zgjuar interesimin nga klubet e mëdha evropiane si Chelsea, Manchester United dhe Juventus.

Pasi bisedimet në mes të përfaqësuesve të Ramseyt dhe drejtuesve të “Gunners” nuk po sjellin fryt, kjo mund ta shtyjë klubin londinez që ta shesë lojtarin gjatë verës, para se ta humbasë atë pa para.

Ramsey nuk e ka arritur asnjëherë pritshmërinë që ishte bërë për të kur ishte më i ri. /Zëri/