I duan 120 milionë për Koulibaly

Sport May 18, 2018 - 17:11

Napoli nuk e ka ndërmend të heqë dorë edhe aq lehtë nga futbollistët e tij, shkruan zeri.info.

Paraqitjet e mira të lojtarëve napolitanë kanë bërë që klubet e njohura evropiane të shprehin interesim për ta dhe njëri prej tyre është edhe Elseid Hysaj, të cilin e duan në Premierligë.

Ndërkohë, lojtari më i kërkuar i klubit nga “San Paolo” është Kalidou Koulibaly.

Lajmin e ka bërë të ditur “Football Italia”, sipas së cilës mbrojtësin kualitativ e duan klubet e mëdha evropiane si Real Madrid, Chelsea dhe Manchester United.

Mirëpo, gjithnjë sipas këtij mediumi, ekipi italian e kërkon një shifër rekorde botërore prej 120 milionë eurove për ta liruar futbollistin e saj, i cili ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të viteve të fundit në Napoli që dështoi ta fitonte titullin e kampionit, pas rënies që pati në fund të sezonit. /Zëri/