Prishet me Ajaxin

Sport May 18, 2018 - 17:09

E kishte paralajmëruar menaxheri Mino Raiola, ndërsa tash ka arritur edhe konfirmimi i vet lojtarit.

Justin Kluivert e ka thënë hapur se nuk do ta vazhdojë kontratën me Ajaxin, shkruan zeri.info.

“Ajo që duan është të më bëjnë që ta vazhdoj kontratën vetëm për t’u kërkuar më shumë para ekipeve që më duan. Dëshiroja të qëndroja këtu, por kanë ndodhur shumë gjëra”, ka thënë Kluivert për të përditshmen holandeze “De Bolkskrant”.

“Të gjithë e dinë se nuk më interesojnë paratë. Ato kanë peshë vetëm për Ajaxin, i cili më ka thënë se nëse nuk nënshkruaj do të largohem. Kanë provuar të më shisnin në Tottenham dhe e kam kuptuar vetëm në fund. Kjo do të thotë shumë rreth njerëzve që janë në këtë klub”, shton sulmuesi holandez në akuzat e tij.

Kjo duket një ndarje definitive në mes të palëve në fund të sezonit.

Tash futbollisti duhet ta kërkojë klubin e ri dhe shumë shpejt pritet të zbulohet e ardhmja e tij. /Zëri/