Policia ka një mesazh për ‘Plisat’ dhe ‘Intelelektualët’

Sport May 18, 2018 - 13:58

Të dielën do të zhvillohet ndeshja e vitit ndërmjet Prishtinës dhe Dritës që përcakton skuadrën kampione të vendit.

Sfida do të luhet në Pejë prej orës 16:00. Për shkak të rëndësisë që ka ndeshja, Policia e Kosovës ka marrë të gjitha masat e nevojshme konform ligjeve në fuqi, transmeton Gazetasheshi.com.

Kështu ka thënë zyrtari policor, Bajram Shabani.

Ndërkohë, ai u ka dërguar edhe një mesazh të dy tifozerive, ‘Plisave’ të Prishtinës dhe ‘Intelektualëve’ të Dritës.

“Bëj apel tek tifozët që të jenë fer e korrekt e mbi të gjitha t’i respektojnë ligjet, pasi policia do të punojë në bazë të ligjeve që janë në dispozicion”, është shprehur Bajrami në konferencën për media të organizuar nga FC Prishtina.

Në stadium pritet të jenë 2 mijë tifozë, prej tyre vetëm 100 të Dritës.

Për këtë ndeshje nuk do të ketë bileta, por vetëm ftesa.