FC Prishtina lëshon kryeqytetin, ky është veprimi i ‘Plisave’

Sport May 18, 2018 - 11:07

FC Prishtina do të largohet nga kryeqyteti sot në orët e pasdites, dy ditë para ndeshjes së madhe me Dritën, shkruan zeri.info.

Kontingjenti prishtinas do të zhvendoset drejt Pejës, ku do t’i bëjë përgatitjet e fundit para finales së madhe me gjilanasit.

“Plisat” pritet të jenë prezent me një numër të madh të tyre për t’i përcjellë heronjtë e tyre drejt nisjes për në Pejë.

“Ftoheni të gjithë Plisat, kushdo që ka kohë dhe mundesi që sot nga ora 17:00 te mbledhemi tek stadiumi jon mrapa perendimit për ti përcjellur Kampionët tonë, futbollistët dhe stafin e klubit KF Prishtina, të cilët qysh sot marrin rrugën për Pejë, për ndeshjen e madhe kampionale “finalen” për titullin Kampion për këtë edicion”, shkruan në grupin e “Plisave” në Facebook. /Zëri/