Gjoba 1 milion euro, Skënderbeu s’e paguan

Sport May 17, 2018 - 14:01
Detajet

Skënderbeu është në luftë me kohën për sa i përket anulimit apo shlyerjes së vendimit të UEFA-s që, veç dënimit me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane, dënoi korçarët edhe me 1 milion euro gjobë, shkruan "Panorama Sport".

Pas vendimit të Komisionit të Apelit të organit më të lartë të futbollit europian, u vendos si afat përfundimtar shlyerja e kësaj gjobe me vlerën e majme prej 1 milion eurosh deri në datën 21 maj.

Burime të gazetës pranë klubit bëjnë me dije se ende shlyerja e saj nuk është bërë nga kampi bardhekuq dhe për rrjedhojë koha e mbetur në dispozicion është e shkurtër. Në të tilla çështje, UEFA është mjaft strikte dhe kërkon zbatimin e afateve, për më tepër që përqindja e penaliteteve është mjaft e lartë në rast vonese.

Mirëpo, në klub, ashtu siç bëjnë me dije burimet e gazetës, pasi janë konsultuar me avokatët zviceranë, është caktuar një mundësi që me apelin e çështjes në CAS të shtyhet edhe vendimi i UEFA-si plotë dhe për pasojë edhe data e shlyerjes së gjobës.Në të tilla kushte, korçarët presin një përgjigje të saktë nëse kjo shlyerje hyn në fuqi në momentin kur CAS pranon të gjykojë çështjen dhe më pas të bëjnë veprimet e nevojshme.

Pritet që në ditët në vijim të vijë edhe informacioni përfundimtar në lidhje me këtë pikë delikate.