Zyrtare: Buffon largohet nga Juventusi

Sport May 17, 2018 - 12:06
Detajet

Gianluigi Buffon ka njoftuar se do të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni, por mund vazhdojë ende që të luaj futboll, transmeton zeri.info

“Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit me Juventusin dhe ta përfundojë këtë rrugëtim me dy tituj, me presidentin dhe më të gjithë bardhezinjtë krah meje, do të jetë shumë speciale”, deklaroi Buffon.

“Jam krenar që kam dhënë më të mirën nga vetja deri më tani, me paraqitjet që përkojnë me mua dhe këtë klub. E kam marrë këtë vendim mjaft qetë dhe me mendje të shëndoshë” shtoi italiani, i cili vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij thotë se do ta marrë gjatë ditëve në vazhdim./Zëri