Balotelli s’ka vendosur për të ardhmen

Sport May 17, 2018 - 11:44
Detajet

Mario Balotelli insiston se ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, por e pranon se largimi nga Nice do të ishte mjaft i vështirë, transmeton zeri.info

Balotelli ka kontratë me klubin francez deri në qershor të këtij viti dhe e ardhmja e tij është vënë në dyshim.

Reprezentuesi italian pritet të bëjë një lëvizje të madhe gjatë kësaj vere pas një aventurë mjaft të mirë të kaluar te Nice gjatë edicioneve të fundit.

“Nuk e di se çfarë do të bëj në edicionin e ardhshëm. Nëse do të largohem, padyshim që do jetë I vështirë”, deklaroi Balotelli.

Kohëve të fundit ai ka tërhequr vëmendje nga disa klube të njohura evropiane. Roma, Napoli dhe Borussia Dormundi janë vetëm disa prej klubeve që janë vënë pas reprezentuesit italian./Zëri