Griezmann do më shumë tituj

Sport May 17, 2018 - 11:16
Detajet

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann thotë se dëshiron të fitojë më shumë tituj pas triumfit në Ligën e Evropës të mërkurën, transmeton zeri.info

Klubi spanjoll fitoi në 3:0 ndaj Marseilles në finalen e këtij kompeticioni, ndërsa francezi realizoi dy gola në këtë takim. Superkupa e Spanjës ishte trofeu i vetëm i 27-vjeçarit që prej transferimit të tij nga Real Sociedadi dhe sulmuesi thotë se fitimi i titujve është një prioritet për të.

“U largova nga shtëpia në moshën 14-vjeçare sepse doja të fitoja tituj. Ky është i dyti pas triumfit në Superkupën e Spanjës dhe shpresoj që të ketë edhe më shumë”, deklaroi Griezmann.

“Marseille është një ekip sulmues. Ata punojnë shumë. Ne e bëmë tonën, u mbrojtëm mirë, ishim të fortë dhe morëm avantazhin nga një gabim”, shtoi reprezentuesi francez./Zëri