I madh e i vogël në Tetovë

Sport May 17, 2018 - 11:13

Federata e Futbollit e Maqedonisë të dielën do t’ia dorëzojë Shkëndijës trofeun e titullit të kampionit.

Gjiganti shqiptar i cili sivjet ia ka bërë “bajat” gjigantit maqedonas, Vardarit, të cilit ia mori primatin, edicionin fantastik do ta mbyll në Tetovë me ndeshjen kundër Pelisterit, raporton "Zëri".

“Shqiponjat” e menaxhuara perfekt nga “Ecologu” i familjes Destani qysh moti e kanë siguruar matematikisht titullin, por duhet ta kryejnë edhe ndeshjen e fundit kampionale për ta marrë trofeun.

Shkëndija tashmë e ka bërë gati festën, ku stadiumi i Tetovës do të jetë i vogël për t’i zënë gjithë ata shqiptarë që duan ta festojnë ngjyrosjen e futbollit maqedonas kuq e zi përmes Shkëndijës që po i bën krenarë gjithë shqiptarët.

Image
Image