Sport

Mos transferimi i Ronaldos, pendimi i Wengerit

Mos transferimi i Ronaldos, pendimi i Wengerit
17 maj 2018 • 11 : 04

Detajet

Arsene Wenger thotë se mos arritja e transferimit të Cristiano Ronaldos te Arsenalit është pendimi i tij më i madh gjatë kohës së kaluar te klubi londinez, transmeton zeri.info

Strategu francez, i cili do të largohet nga Arsenali pas 22 viteve të kaluara, thotë se londinezët ishin afër transferimit të Ronaldos nga Sportingu, para se Manchester Unitedi të nënshkruante me të.

“Lojtari që padyshim më vjen në mendje është Ronaldo. Ai ishte këtu me nënën e tij dhe ne ishim shumë afër. Pastaj hyri Manchester Unitedi dhe në atë kohë ata kishin Carlos Queirozin si ndihmës trajner”, deklaroi Wenger.

“Ju mund të imagjinoni në atë kohë se si do të ishte të kishim Thierry Henryn dhe Ronaldon së bashku. Më vonë Manchester Unitedi kishte Rooneyn, Ronaldon dhe Van Nistelrooyn, ata kishin një ekip të jashtëzakonshëm së bashku me Giggsin dhe Scholesin”, shtoi ai./Zëri

© zëri.info