Juve afër Canit

Sport May 17, 2018 - 10:25
Detajet

Juventusi është afër nënshkrimit me mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can, transmeton zeri.info

Reprezentuesi gjerman ka kontratë me gjigandin anglez deri në qershor të këtij viti dhe kjo gjë ka bërë që e ardhmja e tij të vihet në pikëpyetje.

Lëvizja e mesfushorit drejt Serisë A mund të konfirmohet në fund të këtij muaji, pas finales së Ligës së Kampionëve.

“Goal.com” raporton se Can pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare ne Juventusin dhe do të ketë një pagë vjetore prej 5 milionë eurosh.

Can i ishte bashkuar Liverpoolit nga Bayer Leverkusen në vitin 2014, ndërsa ka shënuar 14 gola në 166 paraqitje me fanellën e klubit anglez.

Përveç Juventusit, interesim më herët për të kishin shprehur edhe Manchester City, Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi./Zëri