Sport

Atletico Madrid marrin me vete trofeun e Europa Ligës

Atletico Madrid marrin me vete trofeun e Europa Ligës
16 maj 2018 • 22 : 45

Detajet

Është njëra prej skuadrave që vazhdimisht viteve të fundit ka triumfuar në këtë garë. Edhe sivjet skuadra e vendit të dytë në La Liga të Spanjës ka fituar trofeun e Europa Ligës duke mposhtur me rezultat 3-0 në finale skuadrën franceze Marseille

Antoine Griezmann ishte kryefjala e finales se sotme në mes të Marseille – Atletico Madrid të Europa Ligës që u zhvillua në Lyon të Francës.

Atletico Madrid e ka kontrolluar tërë ndeshjen që nga minuta e parë dhe me plot meritë e kanë sjell këtë trofe në shtëpinë e tyre, që ishte i vetmi që ata mund ta siguronin.

Pjesa e parë ishte më e mirë për skuadrën franceze derisa në minutën e 21’të, mbrojtja e tyre bën një gabim fatal që i kushton me gol, pasi që në pozita të këtilla sulmuesi Griezmann nuk fal.

Për Marseille vështirësohen gjërat edhe më shumë në minutat në vazhdim pasi që Payet lëndohet dhe largohet nga loja.

Pjesa e dytë ishte e tëra e madrilenëve të cilët që në minutën e 49’të kalojnë në epërsi. Ishte përsëri Griezmann ai që shënoi gol për Atleticon.

Kur po përfundonte ndeshja, në skenë doli Gabi që shënoi një gol të bukur në minutën e 89’të.

Kështu Atletico e përmbyll këtë sezon me këtë trofe kurse deri me tani është në vendin e dytë në La Ligan spanjolle.

Kurse Marseille duhet të fiton gjithsesi në ndeshjen e fundit në Ligue 1 në Francë duke shpresuar në ndonjë dështim të Monacos apo Lyonit që të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /GazetaExpress/ 

 

© zëri.info