Ndeshja Vëllaznimi - Gjilani, lokalet në Gjakovë kanë një njoftim të rëndësishëm

Sport May 16, 2018 - 21:52
Detajet

Ndeshja e shumë pritur mes Vëllaznimit dhe Gjilanit për Superligën e Kosovës e cila do të zhvillohet të shtunën në ora 16:00 në Gjakovë, ka bërë që shumë lokale në këtë qytetet të mbyllën për kohën sa do të zhvillohet kjo ndeshje, shkruan "Zëri.info".

Shumica e kafeterive në Gjakovë e kanë konfirmuar mbylljen e lokaleve, prej orës 15:00 deri në ora 18:00 për ta ndjekur kështu nga afër lojën e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit.

Kafeteria "Kult" është njëri prej lokaleve e cila i ka njoftuar klientët e saj me një njoftim në rrjetin social "Facebook" duke i informuar për vendimin e marrë.

Ndryshe, kjo është ndeshja e fundit e Superligës së Kosovës dhe ekipit të Vëllaznimit i duhet fitorja gjithsesi si dhe Gjilanit i duhet së paku një pikë si dhe fitorja. Zëri/

Image