U fye nga ‘Plisat’, Federata dënon FC Prishtinën
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka shqiptuar një dënim ndaj FC Prishtinës. Komisioni Disiplinor i FFK-së e ka dënuar me 2 mijë euro klubin bardh e kaltër për shkak se tifozët e saj, “Plisat”, e kanë fyer FFK-në në ndeshjen e fundit me Lirinë në Prizren, raporton “Zëri”.
Në njoftimin e FFK-së thuhet:
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive nga ana e simpatizuesve të saj ( fyerjet në kor drejtuar organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe vet Federatës – minutat ; 38 dhe 90+4 ) në ndeshjën e javës së ; XXXII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – PRISHTINA 0;1 e zhvilluar me 11.08.2018 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtareve )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 2000 euro ( dymijë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018 , rrespektivisht nga data e pranimit të tij.