Formacioni më i mirë me lojtarët e rënë nga Premierliga, figuron Shaqiri
Sport
May 16, 2018 - 13:46
Detajet
Xherdan Shaqiri është përzgjedhur në formacionin më të mirë me lojtarët që këtë sezon ranë nga Premierliga.
Dita e fundit e sezonit e konfirmoi edhe rënien e Swansea në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez, duke i dhënë fund qëndrimin shtatëvjeçar të këtij klubi në Premierligë, transmeton Gazeta Express.
Swansea do t’i bashkohet Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit dhe West Bromit në kategorinë e dytë të futbollit anglez. Përkundër rënies së këtyre tri klubeve në Championship, në to ka ende shumë cilësi.
WhoScored.com, e ka zgjedhur formacionin më të mirë me lojtarë nga këto tri skuadra, me Shaqirin që vlerësohet me notën 6.87.