Zyrtare: Klubi i njohur anglez shkarkon trajnerin

Sport May 16, 2018 - 12:39
Detajet

Evertoni ka vendosur që ta shkarkojë Sam Allardycen nga pozita e trajnerit të klubit, transmeton zeri.info

Ish-përzgjedhësi i Anglisë kishte marrë drejtimin e klubit nga “Goodison Park” në nëntor të vitit të kaluar pas shkarkimit të Ronald Koeman, i cili pati një fillim të dobët të stinorit.  

Edhe pse Allardyce kishte arritur në mënyrë të suksesshme që a ngrinte Evertonin në tabelë dhe ta largonte nga zona e rënies, stili i tij mbrojtës ishte kritikuar nga tifozët, të cilët e kishin vërshëllyer vazhdimisht gjatë këtij viti.

“Klubi i Evertonit konfirmon se Samm Allardyce është larguar nga pozita e trajnerit”, thuhet në njoftimin e Evertonit.

Allardyce kishte drejtuar Evertonin në 26 ndeshje këtë edicion dhe kishte arritur 10 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje, ndërsa në Premierligë e kishte mbyllur stinorin në vendin e tetë./Zëri

Image