Bostoni fiton edhe ndeshjen e dytë

Sport May 16, 2018 - 12:16
Detajet

Boston Celtics e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në finalen e “Play-Off”-it të Konferencës Lindore, transmeton zeri.info

Celtics triumfuan në shtëpi ndaj Cleveland Cavaliers me rezultatin 107:94.

Cavaliers e filluan më mirë takimin dhe kishin një epërsi prej 7 pikësh në përfundim të pjesës së parë (55:48).

Por, Celtics arritën ta përmbysnin këtë rezultat në çerekun e tretë dhe dolën në epërsi me rezultatin 84:77. Vendasit e ruajtën epërsinë deri në fund të takimit dhe madje e shtuan edhe për gjashtë pikë të tjera.

Jaylen Brown me 23 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime dhe Terry Rozier me 18 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime ishin më të mirët në fitoren e nikoqirëve.

42 pikët, 10 kërcimet dhe 11 asistimet e LeBron James ishin të pamjaftueshme për Cavs.

Rezultati: Boston – Cleveland 107:94 (2:0).