Lukaku, një sulmues klasi

Sport May 16, 2018 - 11:09
Detajet

Kapiteni i Chelseat, Gary Cahill është një adhurues i ish-bashkëlojtarit të tij, Romelu Lukau, ndaj të cilit do të përballet të shtunën në finalen e FA Cup, transmeton zeri.info

Cahill është i impresionuar nga mënyra sesi ylli i Manchester Unitedit është kthyer në një sulmues klasi që prej largimit të tij nga Chelsea.

Lukaku i ishte bashkuar Chelseat në vitin 2011 kur ishte vetëm 18-vjeçar, por kishte luajtur vetëm një ndeshje si titullar në Premierligë para se të huazohej te West Bromwichi dhe Evertoni.

Belgu më pas kompletoi transferimin e tij te Evertoni para se të nënshkruante me “djajtë e kuq” në verën e kaluar.

“Do të jetë e vështirë. Kam luajtur kundër tij dhe jam stërvitur ndaj tij disa herë”, deklaroi Cahill.

“Kur ai ishte këtu kishte aq shumë talent, por ishte shumë i ri. Ai tani është kthyer në një sulmues klasi, kështu që meriton çdo lëvdatë. Ndonjëherë kur jeni në një klub te Chelsea, ju ndjeheni keq kur një lojtar largohet sepse disa zhvillohen dhe disa jo. Ju nuk dëgjoni më për ata që nuk zhvillohen”, shtoi ai./Zëri