City nuk mund të shpenzojë gjithmonë

Sport May 16, 2018 - 10:49
Detajet

Pep Guardiola thotë se Manchester City nuk mund të shpenzojë përsëri ashtu siç bëri në verën e vitit të kaluar, transmeton zeri.info

Strategu spanjoll shprehet se ekipit të tij i tij i nevojiten një apo dy përforcime, por nuk do të ketë shpenzime si në verën e kaluar.

Klubi anglez shpenzoi rreth 278 milionë funte për nënshkrimin e nëntë futbollistëve në verën e kaluar.

“Një apo dy (përforcime), jo më shumë. Ne nuk mund të investojmë, ndoshta njerëzit nuk më besojnë, por ne nuk kemi para që të investojmë 300 milionë funte çdo edicion”, deklaroi Guardiola.

“Ne kemi investuar shumë para dhe do të investojmë më pak në të ardhmen sepse në vend që t’i bënim ato transferime në dy apo tre afate kalimtare, i bëmë në një”, shtoi ndër të tjera ish-trajneri i Bayern Munichut dhe Barcelonës./Zëri