Rafinha, dëshiron qëndrimin te Interi

Sport May 16, 2018 - 10:34
Detajet

Babai dhe menaxheri i Rafinhas, Mazinho thotë se mesfushori është i lumtur te Interi, por i mbetet klubit italian dhe Barcelonës që të gjejnë zgjidhjen për të, transmeton zeri.info

Braziliani iu bashkua Interit në afatin kalimtar të janarit në formë të huazimit me mundësi të blerjes për 35 milionë euro para datës 30 qershor.

“Ai është shumë i lumtur te Interi, ne shpresojmë që të qëndrojnë në Milano”, deklaroi Mazinho.

“Rafa ka punuar mirë, brenda dhe jashtë fushës dhe ka treguar që është një lojtar i veçantë, me kualitete për të luajtur te një skuadër si Interi. Liga e Kampionëve nuk ka të bëjë asgjë me të ardhmen e Rafas, krejt varet nga Interi. I mbetet Interit dhe Barçës që të gjejnë zgjidhjen”, shtoi ndër të tjera ai./Zëri