Zyrtare: Kosova – Shqipëria, më 29 maj në Zurich

Sport May 15, 2018 - 13:41
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë do të takohen në Zvicër më 29 maj në një ndeshje miqësore, shkruan zeri.info

Këtë e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Kosovës përmes ueb-faqes së vetë, duke njoftuar se takimi do të zhvillohet në Zurich.

Kjo miqësore ishte planifikuar qysh moti, por pastaj ishte thënë se federata zvicerane e ka refuzuar kërkesën e shqiptarëve për ta zhvilluar këtë ndeshje në territorin helvetik./Zëri