Kampionati përfundon me spektakël

Sport May 15, 2018 - 13:39
Detajet

Gara kampionale në Superligën e Kosovës në futboll do të mbyllet të dielën, shkruan zeri.info

Kampionati i sivjetmë është vlerësuar si më interesanti në Kosovën e pasluftës qysh prej fillimit të tij. Dhe, do të ketë përfundim dramatik.

Kjo pasi ky kampionat do të mbyllet me ndeshjen e madhe ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, e cila do të zhvillohet të dielën, dhe e cila do ta përcaktojë kampionen e re.

Ndërsa, të shtunën zhvillohet ndeshje tjetër e madhe ndërmjet Vëllaznimit dhe Gjilanit, takim ky që do ta përcaktojë ekipin që do të luaj në barazh, pasi që Flamurtari nuk ka shanse t’i ikë barazhit, kurse Besa dhe Vllaznia veç kanë rënë nga Superliga.

Kështu që këto do të jenë dy ndeshjet e vetme të xhiros së fundit me pikë të rëndësishme. Kurse, takimet tjera nuk kanë ndonjë vlerë.

Të shtunën Drenica do të takohet me Lirinë.

Kurse, të premten zhvillohen ndeshjet tjera: Trepça ’89 – Vllaznia, Besa – Llapi dhe Flamurtari – Feronikeli. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 16:00.