Ish-presidenti i Interit: Gjyqtarët e simpatizojnë Juventusin

Sport May 15, 2018 - 13:02
Detajet

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti thotë se Juventusi është ekipi më i fortë dhe më i kompletuar në Itali, por gjithashtu shprehet se torinezët kanë një simpati nga gjyqtarët, transmeton zeri.info

Juventusi e fitoi titullin e shtatë radhazi në Serie A dhe ish-presidenti i Interit është pyetur për dominimin e gjigandit torinez në futbollin italian.

“Juventusi është ekipi më i fortë dhe më i kompletuar në Itali”, deklaroi Moratti për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”.

“Kjo gjithashtu vjen edhe për shkak të pronësisë së njëjtë për një kohë të gjatë. Momentalisht, duke parë situatën ne ekipin kombëtar, ata e përfaqësojnë futbollin italian”, shtoi italiani.

“Kjo do të thotë që ata e kanë respektin dhe simpatinë nga ata që punojnë në futbollin italiani, si për shembull gjyqtarët”, u shpreh ai./Zëri