Emery flet për të ardhmen e Neymarit

Sport May 15, 2018 - 11:53
Detajet

Unai Emery beson se Neymari do të qëndrojë te Paris Saint-Germaini edhe në edicionin e ardhshëm, transmeton zeri.info

Ylli brazilian besohet se është objektiv i Real Madridit dhe Manchester Unitedit, por trajneri në largim nga klubi francez mendon se sulmuesi do të qëndrojë në Paris.

“Gjatë këtij edicioni ka ndodhur disa herë që çdo gjë që përflitej për Neymarin, zmadhohej”, deklaroi Emery, i cili ka qenë në krye të parisienëve gjatë dy edicioneve të fundit.

“Neymar nuk po flet shumë. Ai na tha neve se është i lodhur nga gënjeshtrat që po thuhen”, shtoi strategu spanjoll.

“Unë nuk do të jem personi që flet në emër të Neymarit, por mendoj se në edicionin e ardhshëm ai do të jetë te PSG-ja. Do të ishte gjëja e duhur për lojtarin dhe për klubin”, u shpreh ish-trajneri i Valencias dhe Sevillas./Zëri