Portieri largohet nga porta dhe hutohet në telefon

Sport May 14, 2018 - 17:23
Detajet

Kampionati brazilian njihet për çuditë apo rastet e pazakonta që ofron, por ky në ndeshjen e mbrëmshme mes Atletiko Paranaense dhe Atletiko Minero ka bërë shumë bujë nëpër rrjetet sociale.

Është portieri i ekipit vendas, që në një moment që skuadra ishte në sulm, ai mori në duar telefonin që mbante pas porte. 

Ai e mbajti aparatin e tij celular për më shumë se 12 sekonda, por pa vënë në rrezik portën.