Shkëndija bëhet gati për festë

Sport May 14, 2018 - 15:27
Detajet

Ngjyrat kuq e zi e kanë dominuar futbollin maqedonas gjatë këtij edicioni të fundit, e krejt kjo për shkak të Shkëndijës, shkruan zeri.info

Klubi shqiptar ka siguruar prej javësh titullin e kampionit në ligën maqedonase, ndërsa zyrtarisht trofeu pritet t’i dorëzohet në xhiron e fundit, në sfidën kundër Pelisterit më 20 maj.

Për këtë shkak, Shkëndija përmes një videoje të postuar në rrjetin social “Facebook” ka bërë thirrje për një përkrahje masive të tifozëve në ndeshjen e fundit.

“Trofeu vjen në shtëpinë e kampionëve. Bashkohuni në festën e madhe kuqezi”, shkruan faqja zyrtare e Shkëndijës në “Facebook”.

Por, jo vetëm kaq. Falë investimeve të mëdha nga familja Destani, Shkëndija, përveç ligës mund të arrijë edhe një sukses tjetër këtë vit.

Kuqezinjtë mund të triumfojnë edhe në Kupën e Maqedonisë.

Në kuadër të kësaj gare, Shkëndija në finale do të takohet përsëri me Pelisterin më 23 maj, duke synuar kështu që të kompletojë një edicion tërësisht kuq e zi në futbollin maqedonas./Zëri