Federata e Futbollit u përgjigjet 'Plisave'

Sport May 14, 2018 - 15:03

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) mohon që po vepron në dëm të FC Prishtinës dhe thotë se stadiumi i kryeqytetit tash për tash nuk ka kushte minimale për një ndeshje kampionale, raporton "Zëri".

“Është absurde të mendohet se FFK-ja është kundër një klubi apo në favor të një klubi tjetër. Për ne të gjitha klubet janë të barabarta. Çështja e stadiumit të Prishtinës është shumë e qartë. Aty ka punëtorë, kamionë e ekskavatorë që po punojnë në rinovimin e stadiumit, i cili në situatë të tillë nuk ofron as kushte minimale për t’u zhvilluar një ndeshje e futbollit”, ka thënë FFK-ja për “Zërin”.

LEXO EDHE: 'Plisat': Federata kundër Prishtinës

“FFK-ja e ka një komision për pranimin e stadiumeve. Deri më tani Ministria e Sportit he Komuna e Prishtinës, si investitorë të punimeve në rinovimin e stadiumit, nuk kanë kërkuar në FFK që ky komision ta inspektojë dhe të vendos për pranimin teknik të këtij stadiumi sepse është krejt e natyrshme që aty po zhvillohen punime”, shton shtëpia e futbollit.