Chamberlain mungon deri në nëntor?

Sport May 14, 2018 - 14:46
Detajet

Mesfushori i Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain i është nënshtruar një operacioni në gju dhe pritet të mungojë deri në muajin nëntor për klubin anglez, transmeton zeri.info 

Oxlade-Chamberlain, i cili nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses angleze në Kupë të Botës këtë verë, kishte pësuar një lëndim të rëndë në sfidën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Romës në fund të prillit.

24-vjeçari ka pasur sukses në operimin e tij në gju, por ai mund t’i mungojë Jurgen Kloppit në tre muajt e parë të edicionit të ri 2018/2019.

Reprezentuesi anglez, i cili i ishte bashkuar Liverpoolit në verën e kaluar për rreth 45 milionë euro, ka realizuar 5 gola dhe 8 asistime në të gjitha garat me fanellën e gjigandit anglez gjatë këtij edicioni./Zëri