Federata e Futbollit zhgënjen Shpend Ahmetin dhe gjithë Prishtinën

Sport May 14, 2018 - 12:36
Lexoni më shumë detaje

Pasi bëri kërkesë zyrtare në Ministrinë e Sportit dhe në federatë që ndeshja e madhe Prishtina – Drita të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës, Shpend Ahmeti është zhgënjyer nga Federata e Futbollit e Kosovës, e cila insiston se ky takim nuk mund të luhet në këtë stadium.

LEXO EDHE: Shpend Ahmeti insiston: ‘Prishtina – Drita të luhet në stadiumin tonë’

“Federata e Futbollit e Kosovës thotë se nuk ka kushte për ta organizuar lojën në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti në Twitter, raporton "Zëri".

FC Prishtina dhe ‘Plisat’ e vlerësojnë padrejtësi nëse nuk u mundësohet që ndeshjen kryesore dhe vendimtare ndaj gjilanasve ta zhvillojnë në shtëpinë e tyre. /ZËRI/

Image