Valverde, i zemëruar që nuk arriti ta përfundojë edicionin pa humbje

Sport May 14, 2018 - 11:32
Detajet

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është shprehur i zemëruar pas humbjes së parë këtë edicion në La Liga, transmeton zeri.info

Klubi katalonjas e pësoi humbjen e parë në kampionat në udhëtim te Levante me rezultatin 5:4.

“Jam shumë i zemëruar që nuk e përfunduam edicionin të pamposhtur, por nuk mund të bëj asgjë për këtë”, deklaroi Valverde.

“Ne duhet të shohim përpara. Ishte nj ndeshje e jashtëzakonshme me një efikasitet të madh nga kundërshtari jonë. Ne patëm një reagim të mirë, ne shkuam në sulm, e ngushtuam epërsinë dhe ishim shumë afër barazimit disa herë”, shtoi strategu spanjoll, i cili e mori drejtimin e Barcelonës në qershor të vitit të kaluar.

“Ndeshja u vendos nga një 10-minutësh i çmendur në fillim të pjesës së dytë. Levante është ekipi më i mriz në ligë momentalisht në aspektin e intensitetit dhe efektivitetit. Ne e pamë atë në ndeshjen e fundit kundër Leganesit (Levante fitoi 3:0 si mysafir). Ata gjithashtu luajtën lirshëm sepse nuk kishin presion dhe ne duhet t’i përgëzojmë për atë që kanë bërë”, u shpreh ai./Zëri