Sport

Arteta ta zëvendësojë Wengerin

Arteta ta zëvendësojë Wengerin
14 maj 2018 • 11 : 19

Detajet

Legjenda e Arsenalit, Ian Wright beson se Mikel Arteta do të ishte zëvendësuesi i duhur i Arsene Wengerit në krye të klubit londinez, transmeton zeri.info

Arteta, i cili momentalisht është ndihmës trajner i Pep Guardiolas te Manchester City, ka qenë njëri prej emrave të mundshëm për zëvendësimin e strategut francez, i cili do të largohet nga “topçinjtë” pas plot 22 viteve të kaluara në Londër.

“Më pëlqen Mikel Arteta. Ju duhet ta provoni shansin me dikë, ata e provuan shansin me Wengerin”, deklaroi Wright.

“Ai është një njeri që e njeh klubin, ka punuar nën urdhrat e Pepit për disa vite dhe ka parë se çfarë ka bërë ai”, shtoi ai.

"Mendoj se lojtarëve iu duhet një shtytje dhe mendoj se ai është njeriu që mund ta bëj këtë”, u shpreh ish-futbollisti anglez./Zëri

© zëri.info