Allegri qëndron te Juve
Massimiliano Allegri ka thënë se do të qëndrojë te Juventusi edhe në edicionin e ardhshëm, nëse klubi nuk vendosë që ta shkarkojë, transmeton zeri.info
Strategu italian e udhëhoqi klubin torinez drejt një tjetër titulli në Serie A dhe është shumë i kërkuar nga klubet e evropiane, por insiston se nuk dëshiron të shkojë diku tjetër këtë verë.
Allegri së fundmi është lidhur me një kalim te Arsenali, Chelsea dhe Paris Saint-Germaini.
“Nëse ata nuk më shkarkojnë, do të qëndrojë te Juventusi edhe në edicionin e ardhshëm”, deklaroi Allegri.
Ish-trajneri i Milanit kishte marrë drejtimin e Juventusit në vitin 2014, duke zëvendësuar Antonio Conten.
Që prej ardhjes së tij, 50-vjeçari ka udhëhequr torinezët drejt katër titujve në Serie A, katër Kupave Italiane dhe dy finaleve të Ligës së Kampionëve./Zëri