Atalanta shënon në fund kundër Milanit, vazhdon lufta për Europa League

Sport May 13, 2018 - 20:04
Lexoni më shumë detaje

Milani ka barazuar 1-1 me Atalantan dhe kualifikimin direkt në fazën e grupeve në Europa League duhet ta kërkojë tani në sfidën e fundit kundër Fiorentinës.

Investoi shumë gjatë verës së 2017, por Milani edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Europa League, teksa ende nuk e ka siguruar kualifikimin direkt në fazën e grupeve, pasi barazoi 1-1 me rivalin direkt, Atalantan, shkruan Gazeta Express.

Milani po fitonte 1-0 me golin e Franck Yannick Kessie deri në minutën e 92’, kur Andrea Masiello shënoi për 1-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Milani ka një pikë më shumë se Atalanta (61 me 60) dhe tani do të kërkojë kualifikimin direkt në fazën e grupeve në xhiron e fundit në San Siro, kundër Fiorentinës.