Icardi nuk humb shpresat: Forca Crotone!

Sport May 13, 2018 - 14:37
Detajet

Humbja e papritur 1-2 ndaj Sassuolos në San Siro e bën gati të pamundur vendin e katërt të Serisë A për Interin.

Por, kapiteni Mauro Icardi kapet pas një fijeje shprese me emrin “Crotone”, transmeton TCH.

Në intervistë për “Premium Sport”, sulmuesi argjentinas tha: “Jemi të zemëruar dhe të zhgënjyer. Donim që të fitonim këtë ndeshje e më pas të shkonim në Romë për të ndarë aty gjithçka. Nuk ia dolëm dhe tani të presim ndeshjen e Lazios. Objektivi ynë është kualifikimi për në Champions League. Tani duhet të bëjmë tifo për Crotonen (kundër Lazios) dhe më pas do të shohim”.

Përsa i përket të ardhmes së tij te një Inter që nuk do të luajë në Champions, Icardi tha: “Kur të përfundojë sezoni do të flas me klubin dhe do të shohim se çfarë është më e mira për skuadrën dhe vetë klubin”.