Ancelotti në bisedime me Napolin

Sport May 13, 2018 - 13:24
Detajet

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka filluar bisedimet me trajneri Carlo Ancelotti, raporton e përditshmja italiane “Corriere della Sera”.

Maurizio Sarri pritet të largohet nga Napoli në fund të këtij edicioni, pas disa kritikave që ia kishte bërë De Laurentiis gjatë javëve të fundit, transmeton zeri.info

Të dielën është raportuar se presidenti i Napolit ka pasur disa biseda telefonike me Ancelottin dhe dyshja pritet të mbajnë një takim më 21 maj.

Ish-trajneri i Bayern Munichut do të jetë në Milano atë ditë për të marrë pjesë në një ndeshje të organizuar nga Andrea Pirlo, i cili është pensionuar nga futbolli në fund të vitit të shkuar.

Napoli është kualifikuar në Ligë të Kampionëve për edicionin e ardhshëm, por dështoi që të fitojë titullin e ligës italiane kundrejt Juventusit./Zëri