Mbyllen tri ndeshjet e Superligës, titulli vendoset në xhiron e fundit

Sport May 11, 2018 - 16:00

Sot po zhvillohen tri ndeshjet e para të xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Pa dyshim, sytë e të gjithëve do të jenë kah Gjilani dhe Liria ku do të luhen dy ndeshje mjaft të rëndësishme.

Lideri, Drita e pret Trepçën ’89, në kërkim të fitores për ta ruajtur distancën tripikëshe ndaj Prishtinës.

Nga ana tjetër, Bardhekaltrit do të luajnë në Prizren me Lirinë dhe kanë nevojë për fitore të domosdoshme, për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull kampioni.

Image

Drita – Trepça’89 3:1

- Fillon ndeshja

- Dritës i duhen tri pikët për ta ruajtur kreun e tabelës.

- Oto John e kalon 89-shin në epërsi në minutën e katërt.

- Gjilanasit po mundohen ta barazojnë rezultatin, por nuk po ia dalin.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

- Drita e barazoi rezultatin në minutën e 53-të përmes Astrit Fazliut, 1:1.

- Drita e shënon edhe golin e dytë me realizator Fazliun përsëri, 2:1 (59').

- Fidan Gërbeshi shënoi nga penalltia në minutën e 76-të. Një penallti paksa e 'lehtë'.

- Mbyllet ndeshja, fiton Drita 3:1.

Liria – Prishtina 0:1

- Fillon ndeshja

- Prishtina ka nevojë për fitore për të mbetur në ‘lojë’ për titull të kampionit.

- Liria u treguan më të rrezikshëm, edhe pse prishtinasit u këndellën në minutat e fundit dhe ishin afër golit me Mankendan.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

- Prishtina e shën golin e shumëpritur, 1:0, shënoi Mërgim Pefqeli.

- Mbyllet ndeshja. Fiton Prishtina, 1:0.

Llapi – Flamurtari 3:1

- Fillon ndeshja

- Kjo ndeshje do të zhvillohet vetëm sa për prestigj, pasi Llapi ka mbetur pa titull të kampionit, ndërsa Flamurtari e ka siguruar tashmë barazhin.

- Mirlind Daku e kaloi Llapin në epërsi në minutën e 21-të.

- Sulmuesi Daku përsëri në skenë, shënon golin e dytë të llapjanëve në minutën e 28-të.

- Mentor Zhdrella e realizoi golin e tretë në minutën e 43-të.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

- Flamurtari e ngushton rezultatin me golin e Samir Sahitit, të shënuar në minutën e 85-të.

- Mbyllet ndeshja, fiton Llapi 3:1.