A mund të luajnë së bashku Neymari e Ronaldo? Kështu përgjigjet Zidane

Sport May 11, 2018 - 13:49
Detajet

Zidane beson se “të mirët, mund të luajnë gjithmonë së bashku”.

Neymar, që u largua verën e kaluar nga Barcelona për 222 milionë euro duke u transferuar në Paris Saint Germain, raportohet se mund t’i bashkohet Real Madridit këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Braziliani është prioriteti kryesor i numrit një të Real Madridit, Florentino Perez.

Tani të shumtë janë ata që kanë ngritur pyetjen nëse Neymar dhe Cristiano Ronaldo mund të luajnë së bashku, gjithmonë nëse braziliani transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Zinedine Zidane beson se ata mund të luajnë së bashku, i cili as nuk e mohoi, por as nuk e pohoi transferimin e mundshëm të 26 vjeçarit.

“Pas finales, do të flasim me klubin për të parë ndryshimet që mund të bëjmë. Por, të mirët kurrë nuk luajnë keq së bashku”, u përgjigj Zidane në pyetjen se a mund të luajnë së bashku Neymar e Ronaldo.

Zizu më pas foli edhe për transferimin e mundshëm të Neymar, që për shumë media e gazetar me burime pran lojtarit, tashmë konsiderohet si punë e kryer.

“Nuk e di nëse klubi ka folur me Neymarin, nuk mund të të them asgjë për këtë. Fillimisht duhet të përfundojmë sezonin e më pas do të flasim për këtë”, shtoi Zizu.

“Thashethemet për Neymarin nuk më brengosin, as mu e as lojtarët në dhomat e zhveshjes, ne po mendojmë vetëm për finalen. Nuk është momenti për të fol për këtë (transferimin e Neymarit)”, theksoi mes tjerash Zidane.