FANTASTIKE: Ja çka do të ndodhë me skuadrën kosovare që nuk e kalon raundin parakualifikues në Champions

Sport May 11, 2018 - 12:35
Detajet

Lajme të mira vijnë për kampionin e këtij edicioni në Superligë, Dritën ose Prishtinën.

Cilado skuadër që përfundon në vendin e parë, do të luajë në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, nëse skuadra pjesëmarrëse nuk arrin ta kalojë këtë grup që përbëhet prej kampionëve të katër ligave me reiting më të ulët, do të ketë edhe një rast.

Kampioni i Kosovës do të dërgohet më pastaj direkt në fazën kualifikuese të Ligës së Evropës, shkruan Gazetasheshi.com.

Kështu ka njoftuar zyrtari i FFK-së, Bajram Shala.

“Këtë herë ka ndryshuar paska sistemi për Ligën e Kampionëve. Kampioni i Kosovës do të luajë në parakualifikime. Është një llojë turneu ku marrin pjesë 4 liga me reiting më të ulët. Luhen dy ndeshje gjysmëfinale dhe më pas finalja. Fituesi i grupit kalon në fazën kualifikuese.

Por, e mira është se tri skuadrat tjera vazhdojnë garat në fazën kualifikuese të Ligës së Evropës edhe pse besoj se klubi jonë, Drita ose Prishtina do ta fitojë grupin, pasi kundërshtarët nuk janë të nivelit të lartë, por kushdo që eliminohet në Champions do ta vazhdojë fazën kualifikuese në Evropa Ligë”, është shprehur Shala.

Gjithsesi, një mundësi fantastike për kampionin e Kosovës.