Vështirë të zëvendësohet Wengeri

Sport May 11, 2018 - 12:14
Detajet

Ish-kapiteni i Arsenalit, Gilberto Silva ka lavdëruar Arsene Wengerin duke thënë se është vështirë që të gjendet një zëvendësues për francezin, transmeton zeri.info

Wenger kishte marrë drejtimin e klubit londinez në vitin 1996 dhe deri më sot ka fituar tre tituj të Premierligës dhe shtatë FA Cup.

Arsenali së fundmi ka qenë i lidhur me shumë emra të trajnerëve si Massimiliano Allegri, Carlo Ancelotti, Thomas Tuchel, Thierry Henry dhe Patrick Vieira.

“Është e vështirë që ta zëvendësosh një njeri si ai dhe sidomos pas asaj që ai ka bërë, ju mund ta imagjinoni presionin që do të jetë te njeriu tjetër”, deklaroi Silva.

“Por, të shohim, nuk e di nëse do të jetë dikush prej ish-bashkëlojtarëve të mi që do ta zëvendësoje atë, por nëse jo tani, do të ishte mirë që të shohim diçka të tillë në të ardhmen dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë shpejt. Të shohim sesi janë planet e klubit për epokën e re të klubit”, shtoi braziliani./Zëri