De Gea fiton 'Dorezën e Artë'

Sport May 11, 2018 - 11:40
Detajet

Portieri i Manchester Unitedit, David De Gea ka fituar “Dorezën e Artë” të këtij edicioni në Premierligën angleze, transmeton zeri.info

Pasi qe e mbajti portën e tij të paprekur në sfidën ndaj West Hamit të enjten, reprezentuesi spanjoll arriti të triumfojë për herë të parë në garën për këtë çmim.

De Gea konsiderohet si njëri prej portierëve më të mirë në Premierligë gjatë viteve të fundit dhe “Dorezën e Artë” e fitoi pas ndeshjes së 18-të pa pësuar gol në këtë edicion.

Ky çmim për herë të parë është dhuruar në edicionin 2004/2005. Joe Hart si portier i Manchester Cityt dhe Peter Cech me Chelsean dhe Arsenalin kanë fituar nga katër “Doreza të Artë”, ndërsa ish-portieri i Liverpoolit, Pepe Reina ka fituar tre herë.

Ndërkohë, Thibaut Courtois, Wojciech Szczesny dhe Edëin Van Der Sar e kanë fituar nga një herë./Zëri